Google search engine
Home Rajoni Kosova Ramush Haradinaj bën deklaratën tronditëse: Familja ime do ishte vrarë si e...

Ramush Haradinaj bën deklaratën tronditëse: Familja ime do ishte vrarë si e Jasharëve, nëse…

0
319

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka pranuar se nuk i është trembur kurrë thirrjeve për dëshmi të Gjykatës Speciale të Hagës dhe është shprehur se i ka dalë për zot familjes me pushkë në dorë që të mos vritej si familja e Jasharve.

 Nëse unë jam ai që kam marrë pushkën për të mbrojtur nënën time, Suzanën, gruan e Shkëlzenit e fëmijën sa grima pse t’i frikësohem gjykatës. Nuk i frikësohem as gjykatës as Zotit. Se para Zotit jam me të drejtën. Kam mbrojtur njerëz që e  kanë pasur të rrezikuar jetën. Më 24 mars 1998, unë në familje kam qenë i sulmuar, e gjithë familja i madh dhe i vogël do kishin qenë të vrarë si Jasharët. Kjo ka ardhur tre javë pas Jasharëve në Gllogjan. Unë kam marrë pushkën, kam mbrojtur nënën, babën. Baba ka mbrojtur veten, nëna ka mbrojtur veten, motra ka pasur pushkë. Gjithë familja me pushkë kemi mbrojtur veten. Cilësdo gjykatë i dal përballë, gjithë jetën. Kush ka problem me këtë të vërtetë, punë e madhe. Kësaj gjykate i kemi dhënë dhe kompetencat e një gjykatë Kushtetuese më vete. Është tërësisht e pashpjegueshme dhe rrethanë e re. Të gjithë këto, dikush i ka bërë, dhe për fat të keq i kanë  bërë ata që janë atje“, ka thënë Ramush Haradinaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here