Neurologu Drini Dobi është dërguar ditën e djeshme drejt Italisë për një trajtim më të specializuar, pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të koronavirusit.
Por duket se për shërimin e tij do të duhen disa javë trajtimi në spital, ndaj do të duhet edhe një shumë e madhe parash për kurimin e tij.
Shuma që garantoi transportimin e tij drejt Italisë u mblodh pas një përpjekje të jashtëzakonshme nga kolegët dhe miqtë e tij, por tashmë familja nuk ka më mundësi që të mbulojë shpenzimet e tij, ndaj ka hapur një llogari bankare ku të gjithë mund të kontribuojnë për t’i ardhur në ndihmë mjekut Drini Dobi.
Të dhënat e llogarisë që ka hapur bashkëshortja e mjekut Dobi i ka publikuar gazetarja Sonila Meço, e cila bën thirrje për sensibilizim, në mënyrë që të mblidhet shuma që duhet për kurimin e Drini Dobit.
Postimi i Sonila Meços:
Të dashur miq, të njohur e të panjohur, që u ndodh të lexoni këtë status e që ndoshta jeta u ka çuar të paktën një herë të merrni këshilla e mjekim nga mjeku i njohur neurolog, Doktor i Shkencave Mjekësore Drini Dobi ju kërkoj pak vëmendje:
Dr. Dobi është nisur për një kurim të specializuar jashtë vendit, pas ndërlikimeve serioze të gjendjes së tij nga covid-19. Pas një përpjekjeje të jashtëzakonshme nga kolegë e miq u arrit të mblidhet një shumë që garantoi transportin dhe qëndrimin disa ditor në spital. Ende në kushte të vështira shëndetësore, por me shpresën e inkurajuar edhe nga mjekët italianë, Dr. Drini mund t’ja dalë. Por duhen javë trajtimi e qëndrimi në spital për të gëzuar plotësisht atë ditë.
Ndaj një grup kolegësh, nga spitalet, klinikat dhe Urdhëri i Mjekut të Tiranës, miq e të njohur, dashamirës e njerëz zemërbardhë janë bërë bashkë për të siguruar mbulimin financiar të këtij trajtimi të domosdoshëm për t’i garantuar jetën mjekut të rrallë, një aseti kombëtar për nga shërbimi ndaj shëndetit publik, Dr. Drini Dobit.
Ngjan paradoksal ky postim në kushtet e një ndihme që duhej të qe e garantuar për jetët, që shpëtojnë jetë, por këto janë kushtet, të imponuara në një mënyrë a tjetër në një vend krizash të njëpasnjëshme.
Këto janë të dhënat e numrit të llogarisë, vënë në dispozicion për të risjellë mes nesh, në sallat e neurologjisë duke kontribuuar sërish për ne mjekun e të gjithëve, Drinin tonë të shtrenjtë.
Falënderim zemre për këdo, që edhe në pamundësi financiare, një lutje ia dedikon Dr. Dobit!
Të dashur miq, të njohur e të panjohur, që u ndodh të lexoni këtë status e që ndoshta jeta u ka çuar të paktën një herë…








































