Google search engine
Home Lifestyle Me cilën politikane shqiptare do dilje në takim nëse nuk do ishe...

Me cilën politikane shqiptare do dilje në takim nëse nuk do ishe i martuar/ Deputeti Halit Valteri i befason të gjithë me zgjedhjen e tij

0
325

Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Halit Valteri ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Shiko Kush LUAN”.

Gjatë sfidës “Ndaje ose kovën” Valterit iu bë kjo pyetje:

“Halit, nëse nuk do të kishe qenë i martuar me cilat nga politikanet shqiptare do të dilje për një “dating”, pasi të duket shumë simpatike dhe cilën do ta refuzoje, pasi nuk të pëlqen nga pamja e jashtme. Ndaj sot dy emra në “Shiko Kush LUAN” ose kovat…”

Haliti zgjodhi të përgjigjet e të thotë dy emrat e tij. Teksa po tregonte emrin e gruas me të cilën do të zgjidhte të dilte për një “dating” të gjithë nga salla në fakt sugjeruan emrin e Grida Dumës, por Valteri habiti duke thënë se në fakt jo duke qenë se ka konflikt interesi.

Kështu zgjodhi emrin e Elisa Spiropalit pasi sipas tij është shumë simpatike, e nga ana tjetër gruan me të cilën nuk do të dilte për një “dating” nuk e shpjegoi se përse, por tregoi vetëm se do të refuzonte zonjën Monika Kryemadhi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here