Google search engine
Home Lifestyle Loredana jep për fansat lajmin e shumëpritur dhe ata nuk po i...

Loredana jep për fansat lajmin e shumëpritur dhe ata nuk po i mban më vendi

0
279

Loredana paralajmëroi që në muajin shtator se në fund të vitit do të vinte më një album të ri, “Medusa”. Siç duket ky album është plotësisht gati dhe Loredana ka zbuluar se kur do ta publikojë të plotë.

Reperja ka postuar në Instagram një foto përkrah reperit gjerman Ufo361 dhe ka zbuluar se mbrëmjen e së enjtes, pa shënuar ora 00:00, do të publikojë një këngë me të dhe albumin e plotë. Fansat e Loredanës e kanë pritur prej kohësh këtë lajm dhe më në fund dëshira e tyre po plotësohet.

Kënga e dy reperëve do të mbajë titullin “Kein Hunger” (Nuk jam e uritur) dhe me siguri do të jetë mbyllja perfekte për këtë vit për Loredanën.

Reperja ka shënuar një sërë suksesesh në karrierën e saj gjatë 2020-tës dhe ditën e djeshme u rrëmbeu zemrat të gjithëve me një gjest fisnik. Gjatë eventit më të madh të bamirësisë në Gjermani, Loredana vendosi të dhurojë plot 100 mijë euro për fëmijët në nevojë. Ajo u shpreh se është nënë vetë dhe se dëshiron që mamatë në të gjithë botën  të kenë të njëjtën mundësi si ajo që të shohin fëmijët e tyre duke u rritur. (Kliko)

Ndërkohë kujtojmë se nga ana tjetër ajo dhe Mozzik konfirmuan ribashkimin gjatë dokumenarit biografik të Loredanës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here