Google search engine

    Greqia ashpërson masat në Kakavijë, ja çfarë ndodh nëse rezulton pozitiv me Covid-19

    0
    258

    Qeveria greke ashpërson masat në Pikën Kufitare të Kakavijës.

    Duke filluar nga kjo e hënë, personat që do të dalin pozitiv në testet e shpejta nuk do t’u lejohet hyrja në territorin helen.

    Kjo masë merret për të mbrojtur shëndetin publik në shtetin fqinj.

    Veç kësaj do të ketë edhe gjoba për personat e prekur me Covid-19 nëse tentojnë të hynë ilegalisht në Greqi.

    Deri më tani personat që dilnin pozitiv në kontrollet e palës greke ne Kakavije karantinoheshin 14 ditë.

    Pas ditës së hënë ata nuk do të mund të hyjnë dot në Greqi.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here