ita Ora organizoi një festë me 30 miq për ditëlindjen e saj, por kjo gjë i kushtoi shumë shtrenjtë. Këngëtarja thyeu rregullat anti-Covid e për këtë shkak u gjobit nga policia me 10 mijë paund. Përveç kësaj këngëtarja u përball me kritika të forta nga ndjekës të saj, pavarësisht se ajo kërkoi falje publike.
Ndërkohë vetë Rita ka nisur hetimet për të zbuluar se kush e ka spiunuar tek policia, duke qenë se vetëm miqtë e saj të afërt ishin në dijeni për festën. Këngëtarja mendon se dikush e ka tradhëtuar, ndaj ajo po përpiqet ta zbulojë, por deri më tani askush nuk ka informacion për këtë pjesë.
Grumbullimi me njerëz gjatë festës së ditëlindjes nuk ishte gabimi i vetëm i Ritës.
Më herët, ajo kishte fluturuar drejt Egjiptit për një performancë të sajën, ndërsa pas kthimit sërish nuk kishte zbatuar rregullin e karantinimit për 14 ditë, por kishte organizuar festën e ditëlindjes.
Për këtë arsye, ajo kërkoi sërish falje.
“Kohët e fundit kam fluturuar për në Egjipt për të performuar në një ngjarje korporate për një kompani private, ku stafi im i udhëtimit ndoqi protokollin dhe paraqiti teste negative për Covid me rastin e hyrjes, siç kërkohet nga autoritetet egjiptiane.
Pas kthimit tim në Britani, duhet të kisha ndjekur këshillat qeveritare dhe të izolohesha për periudhën e kërkuar. Siç e dini, unë nuk i ndoqa këshillat e qeverisë dhe… Unë përsëri kërkoj falje, pa rezerva”- ka thënë Rita.










































