Google search engine
Home Bota A do të vaksinohen emigrantët? Ja çfarë thotë zyrtari italian

A do të vaksinohen emigrantët? Ja çfarë thotë zyrtari italian

0
269

Emigrantët “kanë të drejta të barabarta me ato të qytetarëve italianë“, përfshirë shëndetin dhe vaksinimin. Kjo është deklarata e Komisionerit për Urgjencën e Covid-19, Domenico Arcuri, sipas të cilit “do të ishte shumë e rëndësishme që të gjithë njerëzit që kalojnë rrugët tona, dhe që nuk e bëjnë atë në mënyrë të fshehtë, të mund t’i nënshtrohen vaksinimit”.

“Do të jetë një Krishtlindje e përgjegjësisë, sakrificës dhe shpresës sepse pak dritë ka filluar të shfaqet në fund të tunelit“, tha me shumë optimizëm komisioneri për urgjencën e koronavirusit, Domenico Arcuri.

“Deri në shtator 2021 do të kemi mundësinë të vaksinojmë të gjithë italianët“, vazhdoi Arcuri, duke supozuar se Ema dhe Aifa miratojnë të gjashtë vaksinat “tani në fazën përfundimtare të provave“, ne do të kemi 202 milionë doza vaksinash në dispozicion në tremujorin e tretë.

Sipas Arcurit, vaksinat e para në Itali do të fillojnë “në pjesën e fundit të Janarit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here