Google search engine
Home Bota A do ta bëjë vaksinën kundër COVID-19/ Mbretëresha Elizabeth merr vendimin e...

A do ta bëjë vaksinën kundër COVID-19/ Mbretëresha Elizabeth merr vendimin e rëndësishëm

0
293

Mediat britanike bëjnë të ditur se mbretëresha Elizabeth II do të marrë vaksinën Pfizer-BioNTech kundër Covid në javët e ardhshme.

Mbretëresha, 94-vjeçare dhe burri i saj, Princi Philip, 99 vjeç, të dy do të vaksinohen si përparësi për shkak të moshës së tyre dhe jo si trajtim preferencial.

Britania është vendi i parë në botë që i ka dhënë dritën jeshile kësaj vaksine. Të moshuarit dhe kujdestarët e tyre do të jenë të parët që do të vaksinohen dhe personeli mjekësor i vijës së parë

Britania ka porositur paraprakisht 40 milion doza të vaksinës në total dhe do të marrë një sasi fillestare prej 800,000 për të filluar javën e ardhshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here