SHBA-të janë vendi më i prekur nga koronavirusi me 14.5 milion raste pozitive dhe rreth 283 mijë të vdekur që nga fillimi i pandemisë.
Shërbimet intensive të spitaleve janë të mbushur në kapacitetin e plotë të tyre, ndërsa administrata ka menduar një zgjidhje për të mos i lënë pacientët e shtruar rëndë që të ndërrojnë jetë vetëm.
Sëfundmi në mediat amerikane janë publikuar foto nga njëri prej spitaleve në Massachusetts ku duken dhjetra lap topë që presin të futen në shërbimin intensiv me qëllim që të shtruarit të mund të flasin në familjarët e tyre në momentet e fundit të jetës.
Komunikimi me të afërmit konsiderohet si një nevojë e rendësishme e të sëmurëve me koronavirus.