Një peshkatari të varfër Tajlandez, pas një jete të mbushur plot me vuajtje më në fund i ka buzëqeshur fati. Ai është bërë milioner brenda një nate pas thesarit të pabesueshëm që ka gjetur në plazhin pranë shtëpisë së tij.
Një masë të madhe të lëndës ambergris –substanca e çmuar e gjetur vetëm në stomakun e zorrët e balenave, që vjen në formën e jashtëqitjes ose të vjellës së tyre, ka rënën në duart e peshkatarit.
60-vjeçari Naris Suwannasang e gjeti lëndën e çmuar të përdorur në prodhimin e parfumeve në plazhin e Nakhon Si Thammarat, në jug të Tailandës. Ambergris çmohet për zgjatjen e aromave të parfumeve aq sa një version sintetik i saj është prodhuar nga industria.
Mediat e huaja bëjnë me dije se për ta dërguar ngarkesën në banesë ai ka kërkuar ndihmën e të afërmve të tij. Ai ishte siguruar që kishte gjetur ambergris, kur kishte testuar një pjesë të saj dhe pa që merrte flakë. Vlera e copës së tij të ambergris llogaritet në 2.5 milionë euro.
Mediat bëjnë me dije gjithashtu se ai ka thënë se do të shkojë në polici që ta deklarojë lëndën e gjetur pasi ka frikë që mos ta vjedhin.
Ai shtoi se një biznesmen vendas i ka ofruar të 960,000 baht tailandezë (rreth 30 000 euro) per kilogram, për copën e tij rekord prej të vjelle të balenës.
Ambergris njihet si “floriri i detit”. Fosile të substancës datojnë deri 1.75 milionë vjet më parë dhe me shumë gjasa njerëzit e përdorin prej rreth 1000 vjetësh.