Kryeministri Edi Rama ka komentuar lajmin që qarkulloi në media lidhur me ligjin që pretendohet se do ndalojë memet.
“Nuk ndalojmë memet. Është material i shkruar, është një nen që nuk lidhet me memet por është interpretim i gabuar. Bëhet fjalë për montazhe, satira nuk censurohet. Qëllimi ynë s’janë memet. Nuk i kam kuptuar politikanët që kanë probleme me satirën, nuk e shoh si kërcënim apo problem por privilegj. Fakti që të gjithë janë vënë në alarm, është mjaftueshëm për ta sqaruar në proces, por është larg së qëninë nga Ministria e Drejtësisë, është material pune. Armik i shtypit? Kam një problem, kam qënë aty ky jeni ju, kam kontribuar për shtypin e lirë”, është shprehu Rama.













































