Google search engine
Home Sport Grupi B enigmë deri në sekondën e fundit/ Zhgënjejnë Atletiko, Real dhe...

Grupi B enigmë deri në sekondën e fundit/ Zhgënjejnë Atletiko, Real dhe Atalanta

0
329

Liga e Kampioneve ktheu mbrëmë emocionet e xhiros së pestë në fazën e grupeve. Në grupin A nuk kishte asnjë surprizë për vendin e parë, pasi këtë pozicion e kishte siguruar Bajerni i Mynihut që në katër xhirot e para. Dilema e vetme ishte Atletiko e Madridit, të cilës i duhej një fitore për ta siguruar edhe matematikisht kalimin e fazës së grupeve. Dhe spanjollët shënuan të parët dhe po udhëhiqnin 1-0 deri në minutën e 90-të, kur gjermanët barazuan me penallti me Tomas Mylerin, duke e vënë në rrezik kalimin e grupit për Atletikon e Simeones. Ndërkohë, Salzburgu bëri surprizën për vend të tretë, pasi mundi 3-1 Lokomotivën e Moskës, duke shkuar në 4 pikë, kurse rusët mbetën në fund me 3 pikë. Padyshim, grupi më spektakolar dhe më enigmatik i mbrëmjes së djeshme në Champions ishte grupi B, ku surprizëën e parë e bënë ukrainasit e Shakhtarit, që mundën Realin e Madridit 2-0, duke hyrë në vallen e kualifikimit. Reali rrezikon shumë, bie në vend të tretë. Interi fitoi 3-2 një ndeshje spektakolare me Borusian e Munshengladbahut, duke shkuar në 5 pikë dhe duke mos i ikur fundit, por ka një shans në xhiron e fundit në grup, pasi pret Shakhtarin, ku njëra prej tyre digjet. Madje Interi, edhe nëse fiton, mund të digjet nëse Reali e Borusia dalin barazim në ndeshjen e fundit. Pra ky grup është tërësisht enigmatik deri në sekondën e fundit. Ndërkohë, në grupin C, Mançester Siti dhe Porto e kishin siguruar kalimin e turit, por dje ishte një përplasje drejtpërdrejt për kreun.  Dhe sfida përfundoi në barazim pa gola, 0-0, ku Siti ruajti kreun me 13 pikë dhe Porto në vend të dytë me 10 pikë. Në të njëjtin grup, Marseja përmbysi Olimpiakosin 2-1, por nuk iu shmang dot vendit të fundit, edhe pse me pikë të barabarta (nga 3 secila). Në grupin D, Liverpulit i duhej të paktën një pikë të siguronte kalimin e turit, por dje “reds”-at anglezë fituan me një gol të Jones ndaj Ajaksit, me rezultatin 1-0, duke siguruar një trepikësh që jo vetëm e kalon Liverpulin në 16-she të Champions League, por i jep një dorë dhe Atalantës. Kjo e fundit barazoi me vështirësi ndaj danezëve të Midjaelland. Danezët shënuan herët në pjesë të parë dhe ishin duke e fituar ndeshjen, por italianët barazuan në minutën e 85-të, duke mbajtur pozitën e vendit të dytë me 8 pikë, një më shumë se Ajaksi që ka 7 pikë. Por fatet e vendit të dytë do të ndahen në xhiron e fundit në duelin direkt midis Ajaksit dhe Atalantës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here