Silva Bino: Vaksina u duhet edhe personave që e kanë kaluar COVID-19

0
236

Vaksina kundër Covid – 19 do t’i duhet edhe personave që e kanë kaluar virusin.

Përgjegjësja e departamentit të epidemologjisë dhe sëmundjeve infektive në ISHP, Silva Bino tha në emisionin “Përballë” se vaksinimi duhet bërë për të gjithë popullatën, por prioritet janë grupet e riskut.

“Të gjithë personat kanë nevojë për vaksinë. Natyrisht, por do të ishte mirë të vaksinoheshin fillimisht ata persona që nuk e kanë kaluar Covidin dhe që janë në grupet e riskut.

Duhet bërë një prioritizim grupeve dhe midis tyre dhe grupeve të riskut.

Vaksinimi do të kryhet shkallë shkallë, kështu do të kryhet në të gjitha vendet e botës”, theksoi Bino.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here