Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Lezhë, ku një 40-vjeçar është qëlluar me armë zjarri.
Sipas të dhënave të para, Hilë Gjini, banues në Balldren është qëlluar teksa ishte duke çuar fëmijët për në shkollë. Për momentin ai ndodhet në spital për të marr mjekimin e nevojshëm.
Sakaq, është identifikuar edhe autori, dhe bëhet fjalë për një banor të zonës i cili është shpallur në kërkim.