Google search engine
Home Aktualitet Konflikti për pronën, vihet në pranga fqinji që plagosi 43-vjeçarin

Konflikti për pronën, vihet në pranga fqinji që plagosi 43-vjeçarin

0
232

Policia e Lezhës bën të ditur se është vënë në pranga autori i plagosjes mëngjesin e sotëm të 43-vjeçarit në Balldren të Lezhës.

Efektivët kanë sekuestruar gjithashtu edhe armën e zjarrit, tip Pushke me të cilën 69-vjeçari i arrestuar qëlloi Hilë Gjinin, i cili po përcillte për në shkollë fëmijën e tij.

Sipas burimeve zyrtare ngjarja ka ndodhur për shkaqe pronësie.

NJOFTIMI I PLOTE

Policia e Lezhës zbardhi dhe dokumentoi në kohë rekord ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi H. Gj.

Kapet pas dy orë ndjekjeje nga shërbimet e Policisë së Lezhës, autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të 43-vjeçarit.

Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe armën e zjarrit tip “Pushkë”, me të cilën autori kreu plagosjen.

Policia e Lezhës, menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen e ndodhur në fshatin Balldre, Lezhë, organizoi punën dhe falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale bëri të mundur që pas dy orë ndjekjeje dhe kërkimesh, falë edhe mbështetjes së qytetarëve, të kapë në rrethinat e fshatit Balldre dhe të vërë në pranga shtetasin Gj. Gj., 69 vjeç, banues në Balldre.

Ky shtetas dyshohet se për motive pronësie ka plagosur në këmbë, me armë zjarri, shtetasin H. Gj., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Strukturat hetimore të DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po vijojnë punën për dokumentimin e plotë te kësaj ngjarjeje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here