Vazhdojnë thumbat, Capital T dhe Ardian Bujupi lënë “takim” për t’u sqaruar

0
484

Ditën e sotme kanë nisur thumbat mes Capital T dhe Ardian Bujupit, për shkak të  deklaratës së  Kapos se Ardiani nuk është mirënjohës për “famën” që ka marrë prej tij.

Reperi Capital T është shprehur gjatë intervistës në “Gjoni Black” se bashkëpunimi i djemve “Andiamo” e kishte bërë më të famshëm e të suksesshëm Ardianin në Shqipëri.

Pas kësaj ‘akuze’, Ardiani reagoi në InstaStory me një përgjigje për reperin, duke i kërkuar të mos fliste pas shpine por të takoheshin live.

Nuk ka vonuar përgjigjja e Capital T, i cili në postimin e tij në InstaStory i drejtohet Ardianit:

“Mas shpine nuk është në emision live me fol, po është publikisht. S’jam prej atyre që flas mas shpine. Ti nëse don me fol, e flasim qysh dush ti.”- shkruan Kapo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here