Uljet e “të premtes së zezë”/ Harrohet covid-19 dhe dynden në qendrat tregtare, autoritetet reagojnë ashpër

0
277

Uljet e “të premtes së zezë” dhe afrimi i festave të fundvitit duket se kanë bërë që qytetarët italianë të harrojnë armikun e padukshëm, Covid-19, duke vërshuar në qendra tregtare.

“Ajo që pashë dje në disa rrugë në Torino është diçka që më kujton verën dhe ne nuk mund ta përballojmë”, tha guvernatori i Piemontes, Alberto Cirio.

“Këtë mëngjes do të marr pjesë në Komitetin për Rendin Publik dhe do t’i kërkoj prefektit ndërhyrje shumë rigoroze”, shtoi ai.

Orari i hapjes së restoranteve dhe klubeve dhe ora e ndalimit kombëtar janë gjithashtu në dyshim. Salvini kërkon që “të mos mbillet terror i parakohshëm mbi rregullat për pushimet”. Ndërkaq përjashtohet mundësia e rikthimit të nxënësve në shkolla brenda muajit dhjetor.

Jo vetëm në Itali, por edhe vende të tjera të botës, është rritur frika e infektimeve si pasojë e Covid-19 ndërkohë që po afron periudha e festave, Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here