Kapet me kokainë dhe armë zjarri, Notis Sfakianakis

0
248

 Të gjithë i kemi dëgjuar të paktën një herë të vetme në jetën tonë këngët e artistit të famshëm grek, Notis Sfakianakis.

Mbrëmjen e kaluar, këngëtari është arrestuar nga policia greke pasi në një kontroll të shpejtë, policia i gjeti armë zjarri dhe 2 gram kokainë në makinë.

Këngëtari arriti pranë gjykatës së Evelpidon-it bashkë me oficerët e policisë. Me maskë, syze dhe kapele Notis, shihet i prangosur teksa shkon për të marrë dënimin e tij.

Sfakianakis ka deklaruar se, armën e mbante me vete, për shkak se “ndihej në rrezik”.

Sipas mediave greke, arrestimi i këngëtarit u bë rreth orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme në Athinë, kur policia gjatë kontrolleve rutinë për masat anti-covid, ndaloi rastësisht një makinë luksoze, pa e ditur se në të ishte këngëtari i madh.

“Unë e kam për sigurinë time. Armën e kam me vete sepse jam në rrezik. Dokumetët e licencës kishin skaduar dhe nuk ishin rinovuar”,- ka thënë Notis Sfakianakis.

Sot këngëtari pritet që të përballet me akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe të posedimit të lëndëve narkotike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here