Google search engine

    Tronditet Shkodra/ Ekzekutohet 46 vjeçari në makinën ‘BMW’, RENEA dhe FNSH nisen me urgjencë

    0
    261

    Shkodra ditën e sotme u trondit nga një vrasje me armë zjarri. Policia bën me dije se është vrarë shtetasi Ridvan Hyseni, 46-vjeç. Viktima dyshohet se ka pasur një konflikt me E. K, i cili njihet si “i forti i zonës” në Dajç.

    Ndërkohë mësohet se një automjet është gjetur i djegur dhe dyshohet se mund të jetë përdorur nga atuorët ose autori për të kryer krimin e rëndë.

    Policia njofton se në fshatin Mushan, Shkodër, në afërsi të një pike karburanti është gjetur, dyshohet i vrarë me armë zjarri në mjetin e tij tip “BMË” shtetasi R. H. 46 vjeç banues në fshatin Darragjat, Shkodër.

    Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

    Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur forcat e FNSh Shkodër dhe forcat Speciale Renea.

    Shkodër/Informacion Paraprak

    Më datë 28.11.2020, rreth orës 11:20, në fshatin Mushan, Shkodër, në afërsi të një pike karburanti është gjetur, dyshohet i vrarë me armë zjarri në mjetin e tij tip “BMW” shtetasi R. H. 46 vjeç banues në fshatin Darragjat, Shkodër,

    Shërbimet e Policisë kanë mbritur menjëherë në vendngjarje.
    Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here