Google search engine
Home Aktualitet Nuk respektohen masat, gjobitet qendrat tregëtare TEG

Nuk respektohen masat, gjobitet qendrat tregëtare TEG

0
240

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka gjobitur Qendrën Tregtare TEG për moszbatim të protokolleve të sigurisë për parandalimin e COVID-19. Ky vendim vjen pas dyndjeve me qytetarë në dyqanet e kësaj qëndre në kudër të “Black Friday”.

Fotot që qarkulluan në rrjet tregonin një situatë “kaotike” dhe shkelje të masave anti-covid.

“Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka vendosur masë administrative, gjobë, ndaj Qendrës Tregtare TEG për moszbatim të protokolleve të sigurisë për parandalimin e COVID-19. Të gjitha qendrat tregtare dhe subjektet e tjera kanë detyrim ligjor zbatimin me përpikmëri të protokolleve për parandalimin e përhapjes së COVID-19”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here