Google search engine
Home Aktualitet Del fotoja, ky është 46-vjeçari që u ekzekutua sot në Shkodër

Del fotoja, ky është 46-vjeçari që u ekzekutua sot në Shkodër

0
291

Ky është Ridvan Ramazani, 46-vjeçari i ekzekutuar ditën e sotme me breshëri kallashnikovi pranë një pike karburanti në afërsi të fshatit Mushan të Shkodrës.

Ai është qëlluar nga 2 persona ende të paidentifikuar të cilët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe ende janë në kërkim nga policia.

Në momentin që është vrarë, Ramazani, ndodhej në makinën e tij tip “BMW X5”, xhamat e së cilës janë bërë shoshë në plumba. Në vendngjarje janë gjetur gjithashtu 20 gëzhoja kallashnikovi.

46 vjeçari, njihej si i forti i fisit Ramazani në Shkodër, familja e të cilit ka pasur konflikte me një tjetër fis, atë të Edmir Koçisë.

Del fotoja, ky është 46-vjeçari që u ekzekutua sot në

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here