Një 46-vjeçar u ekzekutua sot në Shkodër. Ridvan Ramazani u ekzekutua në fshatin Mushan të njësisë Dajç, në një kryqëzim, teksa makina me të cilën udhëtonte është qëlluar me breshëri pasi siç duket nga pamjet xhamat e përparmë dhe të pasmë janë bërë shoshë nga plumbat.
Po kështu trupi i viktimës ndodhet ende në makinë, dhe i rënë disi djathtas për shkak të plumbave. Policia e Shkodrës po bashkëpunon me atë të Lezhës për kapjen e autorëve.







































