Vetëm pak kohë më parë këngëtares shqiptare me famë botërore, Bebe Rexhës iu bë publike lidhja e saj e re e dashurisë.
Prej disa kohësh Bebe është në një lidhje me producentin, Keyan Safyari.

Së fundmi Bebe dhe Keyan ishin në një darkë me miq dhe çifti tregoi edhe një herë që nuk shqiten dot nga njëri-tjetri.

Ata u shfaqën duke u puthur e përkëdhelur teksa këngëtarja nuk vonoi të ndante këtë moment në Instastory.

Bebe duket shumë e lumtur dhe kështu u tregon ndjekësve se lidhja e saj po ecën për mrekulli.











































