Google search engine
Home Aktualitet Lulëzon dukuri e re, lëjnë fëmijët jashtë shtetit për azil politik

Lulëzon dukuri e re, lëjnë fëmijët jashtë shtetit për azil politik

0
296

Një ditë pas rastit në Rinas ku një 24-vjeçare është ndaluar pasi kishte lënë vëllain e saj të mitur në një vend të BE-së me qëllim përfitimin e azilit politik, një tjetër person është proceduar për veprën penale të “Braktisjes së të miturit”

Bëhet fjalë për një baba nga Librazhdi i cili ka lënë në Verie të Greqisë djalin e tij të mitur me qëllim të përfitojë azil politik.

NJOFTIMI

Vijojnë kontrollet intensive dhe ndëshkimet ligjore për parandalimin e braktisjes së fëmijëve në vendet e BE-së, me qëllim azilkërkimin.

Procedohet penalisht një shtetas, për veprën penale “Braktisja e të miturit”.

Kontrolle të imtësishme nga Policia Kufitare, për dokumentacionin, si dhe intervistime për përmbushjen e kushteve për lëvizjen drejt vendeve të BE-së, për të gjithë qytetarët.

Policia Kufitare e Kakavijës ka intensifikuar punën për kontrollin e imtësishëm të dokumentacionit për të udhëtuar, intervisitimet dhe bashkëpunimin me homologët e shtetit grek, për parandalimin e azilkërkimit dhe braktisjen e fëmijëve në vendet e BE-së, me qëllim azilkërkimin.

Në këtë kuadër është proceduar penalisht, për veprën penale “Braktisja e të miturit”, shtetasi Sh. Z., banues në Librazhd. Procedimi penal për ketë shtetas filloi pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas ka kaluar me djalin e tij të mitur ( E. Z.) kufirin për në Veria, Greqi dhe e ka lënë atje me qëllim që të përfitonte azil politik.

Departamenti i Policisë Kufitare në Policinë e Shtetit është duke bashkëpunuar ngushtësisht me homologët e të gjitha vendeve të hapësirës SCHENGEN, për verifikimin, identifikimin dhe ndëshkimin ligjor të të gjithë atyre që braktisin të miturit për qëllime azilkërkimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here