Ju tregoj çfarë kam filmuar për më shumë se 6 orë/Rrefime tronditëse nga gra të dhunuara e familjarë të viktimave, zyrtari i lartë tregon çfarë i panë sytë

0
326

Në një kohë kur ish krerët e UÇK-së po përballen me akuza para gjykatës speciale, ish-kreu i Shoqatës Atdhetare Kosova, thotë se ka filmuar më shumë se 6 orë dëshmi autentike nga shqiptarët e kosovës që tregojnë krimet serbe gjatë luftës 1998-1999.

Këto dëshmi me zë dhe me figurë, janë dërguar në Tribunalin e Hagës përmes organizatave të huaja që ishin të specializuara për të mbledhur dëshmi të krimeve të luftës.

Më tepër se 6 orë dëshmi të shqiptarëve të kosovës që u detyruan të shpërngulen nga vendi i tyre si pasojë e okupatorit serb janë regjistruar nga Ish-kreu i Shoqatës Atdhetare Kosova. Dashamir Uruçi thotë se këto dëshmi flasin për krimet serbe në Kosovë.

Dëshmitarët që flasin i përkasin grupeve të para të refugjatëve që kanë hyrë në Shqipëri, përmes TROPOJËS, e deri tek gra të dhunuara, familjarë të viktimave dhe dëshmiarëve okularë të masakrave serbe në territorin e Kosovës.

Një pjesë e Dëshmive janë dërguar edhe në Tribunalin e Hagës, përmes dy organizatave të huaja amerikane dhe gjermane

Dëshmitë janë mbledhur pas financimit prej 15 milionë dollarësh nga Presidenti amerikan i kohës Bill Klinton, për të mbledhur fakte mbi krimevet e luftës.

Uruçi thotë se shuam filmime janë dhuruar për arkivat në Kosovë, ndërsa fotot e papublikuara të orëve të para të mbërritjes së refugjatëve të Kosovës në Shqipëri mund të publikohen këtë vit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here