18 humbne jete, ja sa raste të reja me Covid u regjistruan në 24 orët e fundit

0
231

Sërish një bilanc tragjik këtë të premte sa i përket rasteve fatale nga koronavirusi. Në 24 orët e fundit, humbën jetën 18 persona si dhe u konfirmuan pozitivë për virusin 645, sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërsa, sa i përket situatës në spitale, aktualisht raportohet se po marrin kujdes shëndetësor 463 pacientë. Prej tyre, 25 ndodhen në terapi intensive kurse 8 pacientë janë të intubuar.

Duke u kthyer tek viktimat, jetën e humbën si pasojë e Covid-19, 8 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Dibra, 1 qytetare nga Elbasani, 1 qytetare nga Lezha, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetare nga Berati, 1 qytetare nga Vlora, 1 qytetar nga Fieri të moshave 56 vjeç deri në 82 vjeç.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here