Google search engine
Home Aktualitet Një vit nga tërmeti i 26 nëntorit, Rama: I paharruar kujtimi i...

Një vit nga tërmeti i 26 nëntorit, Rama: I paharruar kujtimi i viktimave të tragjedisë

0
233

Një vit nga 26 nëntori kryeministri Edi Rama përkujton 51 viktimat e asaj tragjedie teksa përkujton edhe përjetimin e tij të atyre momenteve të tmerrit.

Ai thotë se është nisur menjëherë drejt Durrësit dhe frikën që e pushtoi. “Ndërkohë kisha një frikë të çuditshme nga vetmia, si dilet nga kjo situatë katastrofike për mijëra-mijëra njerëz”, rrëfen Rama duke kujtuar se gjatë gjithë rrugës fliste me kë të mundej ministra, kryetarë bashkish ku raportimet ishin se Laçi është shumë keq, Thumana shumë keq. “Të gjithë ishim në këmbë se kishim provuar kurrë më parë diçka të tillë në jetën tonë”, vijon Rama rrëfimin.

Ai nuk harron të falenderojë dhe donatorët për ndihmën që dhanë për tërmetin, ndërkohë që në përshkrimin e videos shkruan :I paharruar kujtimi i viktimave të tragjedisë së një viti më parë💔
Më e keqja është pas krahëve dhe më e mira është e gjitha përpara nesh😍”.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fedirama.al%2Fvideos%2F379135136691528%2F&show_text=0&width=560

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here