Diego Armando Maradona ka qenë një legjendë në fushën e lojës, por do të kujtohet edhe si një personazh shumë kontrovers, që provokonte polemika të pafundme me deklaratat e tij. Ish-ylli argjentinas shpeshherë bënte deklarata që kanë bërë bujë kudo, disa prej të cilave ua sevirim në vijim…
Prezantimi te Napoli – “Dua të bëhem idhulli i fëmijëve të varfër të Napolit pasi ata janë siç isha unë në Buenos Aires” (5 korrik 1984)
Zënka me Papën Vojtilla – “Po, jam zënë me Papën. U zura sepse isha në Vatikan dhe pashë çatitë e arta e më pas dëgjova Papën të thotë që Kisha shqetësohej për fëmijët e varfër. Atëherë shit çatinë mik, bëj diçka” (9 nëntor 1985).
Sfida ndaj Anglisë dhe hakmarrja për ishujt Falkland – “Në fushë nuk luftohet me armë, por me top. E megjithatë, unë nuk di të flas në anglisht, por edhe nëse do të a njihja si gjuhë nuk do ta flisja”. (22 qershor 1986)
Vërshëllimat në Itali ’90 – “Të vërshëllesh himnin është sjellje injorantësh. E di që më pret një vit shumë i vështirë, por napolitanët do të dinë të më mbrojnë”. (10 korrik 1990)
Pasi doli pozitiv në SHBA ’94 – “Më vranë. Por kush më desh të vdekur, ta dijë që nuk jam një hero prej kartoni, nuk jam një i droguar, nuk kisha nevojë për drogë që të kthehesha në majë. Në Itali kisha gabuar, e kam paguar 15 muaj, por tani është gjithçka ndryshe. Askush nuk do të blejë trurin tim, më kanë shfrytëzuar gjithmonë. Nuk do të lejoj askënd të më baltosë, edhe nëse do të më duhet që t’i çoj në gjyq. Më kanë burgosur përjetë, por unë jam i ndershëm dhe tani kërkoj vetëm drejtësi. Njerëzit në Napoli më kanë dashur gjithmonë pasi kam qenë në anën e më të dobtëve. Kjo histori nuk mbaron këtu”. (3 korrik 1994)
Mesi dhe mënyra se si luan – “Luan futboll si Jezusi. Gjëja më e mirë është se Leo është argjentinas, jo Brazilian, spanjoll, gjerman, francez apo italian dhe të gjithë do të duhet ta pranojnë se më i miri në botë ka lindur në këtë vend” (8 prill 2010)
Beteja kundër Blater – “FIFA drejtohet nga dinozaurë. Blater është një person që nuk ka gjuajtur kurrë me shkelm një top futbolli ndaj mendoj se është personi më pak i përshtatshëm për të mbuluar një rol institucional kaq të rëndësishëm”. (4 qershor 2011)
Deklaratat për Juventusin – “Juventusi është brenda arbitrimit italian. Kanë futbollistë fantastikë brenda federatës. Çdo lloj probemi që kanë në fushë, futbollisti i Juventusit ka të drejtë”. (25 prill 2016)
Fjalët për Kristiano Ronaldonn – ”Një yll i pabesueshëm, do ta vija të luante edhe natën. Pasi nuk fshihet kurrë, nuk kërkon të mbetet jashtë nëse i dhemb kavilja, Çfarë personaliteti! Shkon në fushë sikur po shkonte në banjo, me të njëjtën natyrshmëri”. (10 qershor 2016)
Përplasja me Pele – “Si lojtar ka qenë maksimumi, por nuk ka ditur të përfitojë për të bërë që futbolli të ecte përpara. Ai mendonte politikisht, mendonte se do të mund të bëhej presidenti i brazilianëve. Do të kisha dashur që të propozohej si unë, për të drejtuar një shoqatë në mbrojtje të të drejtave të lojtarëve, që të kujdesej për Garrinçën dhe të mos e linte të vdiste mes indiferecnës, që të luftonte kundër veprimeve të të fuqishëmve që na kufizojnë… Nuk dua të krahasohem me të, e kam thënë dhe e përsërit. Dhe kur flas për krahasim me të, nuk flas vetëm në krahasimin futbollistik . Kam pasur shumë mundësi ta takoj dhe ishte një çështje ndjesie, përplaseshim shumë, shiheshim dhe nisnin shkëndijat” (Biografia “Unë jam Diego”).







































