Google search engine
Home Bota “Vaksinimet e para në BE, para fundit të dhjetorit”/ Ursula von der...

“Vaksinimet e para në BE, para fundit të dhjetorit”/ Ursula von der Leyen jep lajmin e mirë: Më në fund ka dritë në fund të tunelit

0
265

“Komisioni Europian tani ka siguruar kontrata me gjashtë kompani. Qytetarët e parë evropianë mund të jenë vaksinuar tashmë para fundit të dhjetorit”.  Kështu ka deklaruar Presidentja e KE, Ursula von der Leyen.

“Më në fund ka dritë në fund të tunelit,” tha  ajo, ndërsa foli në Parlamentin Europian.

Më tej, Ursula von der Leyen shtoi se vaksinat janë shumë të rëndësishme dhe se shtetet anëtare duhet të përgatiten që tani.

“Shtetet anëtare duhet të përgatiten logjikisht për marrjen e qindra miliona dozave. Sepse kjo është bileta jonë si mënyra e vetme për të dalë nga pandemia,” tha ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here