Trajneri i Kukësit Skënder Gega është nisur me urgjencë drejt Turqisë, pasi gjendja e tij është rënduar ditët e fundit.
Ai u infektua me COVID-19 dhe prej disa ditësh ishte i shtruar në spitalin infektiv. Lajmi bëhet i ditur nga klubi i futbollit i Kukësit.
“Futboll Klub Kukësi njofton se trajneri Skënder Gega ka udhëtuar mëngjesin e sotëm drejt Turqisë. Gjendja shëndetësore e trajnerit u rëndua ditët e fundit dhe për një trajtim më të specializuar për mushkëritë, ka udhëtuar drejt Stambollit. Klubi i uron trajnerit shërim të shpejtë dhe rikthim sa më të shpejtë në krye të skuadrës”, shkruan klubi.






































