Google search engine
Home Aktualitet Njësoj si mami Gigi, modelja na tregon se kujt i ngjan vogëlushja

Njësoj si mami Gigi, modelja na tregon se kujt i ngjan vogëlushja

0
292

Të gjithë jemi shumë kuriozë të shohim portretin e vajzës së Gigi Hadid dhe Zayn Malik, por duhet të presim edhe pak.

Megjithatë, modelja e njohur ka postuar disa herë foto me të bijën, ndonëse duke mos e zbuluar fytyrën e saj. Po ashtu, çifti i njohur vijon ta mbajë të fshehtë emrin e të voglës.

Pasditen e sotme 26-vjeçarja ka ndarë një selfie ku shihet teksa shijon  rrezet e diellin në kopshtin e shtëpisë së bashku me vajzën e saj, të cilës i duken vetëm flokët.

Mesa kuptojmë nga kjo foto ajo është bjonde si mami Gigi, ndërsa për ta kuptuar se kujt i ngjan më shumë duhet ende të presim.

Si dy shoqe për tu patur zili.

Gigi mirëpriti fëmijën e saj të parë me Zayn Malik në shtator, teksa çifti i famshëm ende nuk e ka zbuluar emrin e saj, megjithëse fansat e kanë quajtur vajzën e tyre ‘Zigi’.

Çifi duket se ka vendosur po ashtu për ta mbajtur vajzën e tyre larg vëmendjes për javët e para të jetës së saj, dhe kanë ndarë deri tani foto duke e fshehur portretin e saj.

Pë festën e Halloween Gigi poston këtë super kartolinë ku shihet së bashku me Zayn, i cili po mban vajzën në krahë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here