Policia e Elbasanit ka dhënë informacionin paraprak për ngjarjen e ndodhur ku është qëlluar në ecje ndaj një automjeti.
Mediat ndërkohë bëjntë të ditur se shënjestra e atentatit ka qenë Ervis Çausholli, i njohur si “korçari” dhe nuk është emër i panjohur për policinë pasi rezulton të jetë i përfshirë në ngjarje të tjera kriminale, por i pa dënuar asnjëherë.
Mësohet se ai ka shkuar me urgjenë në spital pasi është plagosur në dorë dhe më pas është larguar me shpejtësi, por policia sqaron se nuk ka shkuar kush në spital
Konflikti ka nisur fillimisht mes katër personave të ndarë në dy makina, ku në mjetin ndaj të cilit u qëllua udhëtonte Çausholli.
NJOFTIMI PARAPRAK I POLICISE
Rreth orës 11:50 , në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, dyshohet se gjatë një konflikti është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjetit. Autori i dyshuar ka braktisur mjetin dhe është larguar. Deri në këto momente nuk ka asnjë njoftim as nga spitali dhe as nga qytetarët për ndonjë person të plagosur.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Shërbimet e Policisë po krehin zonën në të cilën dyshohet se mund të jetë fshehur autori që ka qëlluar me armë zjarri.






































