Yll Limani është ndër këngëtarët më të dashur sot dhe muzika e tij të prek telat e zemrës pasi të gjitha këngët janë për dashurinë dhe kanë mesazhe prekëse.
Në Twitter po qarkullon në fakt një pjesë e këngës së tij të re, që vetë këngëtari e ka shpërndarë me ndjekësit e tij. Kënga titullohet “Leje” dhe ende pa u publikuar mirë na bëri për vete. Presim ta dëgjojmë të gjithën dhe të shohim klipin.






































