Google search engine
Home Aktualitet Ja me kë do të bashkëpunojë reperi shqiptar, i bashkohet albumit...

Ja me kë do të bashkëpunojë reperi shqiptar, i bashkohet albumit të Stresit

0
278

Stresi po punon prej kohësh për albumin e tij “Archimed”, të cilin fansat mezi po e presin.

Siç reperi është shprehur vetë, ky album do t’i mësojë të gjithëve sesi bëhet rep dhe padyshim do të jetë i suksesshëm.

Në “Archimed” s’do të ketë këngë solo, ndërsa bashkëpunimet e Stresit po zbulohen një nga një çdo ditë.

Dy emra u zbuluan dhe të tjerë po dalin dita-ditës. Deri tani ishte bërë e ditur se Stresi do të sjellë një bashkëpunim me Çartanin dhe një tjetër me reperin Gent.

Por prisni se paska akoma!

Ka qenë vetë Don Phenom ai që ka zbuluar se do të ketë patjetër një bashkëpunim me Stresin, pasi janë kolegë të mirë.

“A ka bashkëpunim me Stresin?”- e pyet një ndjekës ndërsa Don Phenom ia kthen:
“Gjithmonë do ketë, ne jemi miq, shokë, jemi bashkë”- shkruan ai duke lënë të kuptohet se diçka e bukur po vjen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here