Google search engine
Home Aktualitet Ja cfarë thotë kreu i PD-së, a do e bëjë Basha vaksinën...

Ja cfarë thotë kreu i PD-së, a do e bëjë Basha vaksinën anti-COVID?

0
221

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar takim në Shkodër me bizneset e qyteti e më pas është takuar me kryebashkiaken Voltana Ademi, e vetmja drejtuese demokrate në bashki.

I pyetur nëse do ta bëjë vaksinën kundër COVID-19 kur ajo të vijë në Shqipëri, kreu i PD-së Lulzim Basha ka pohuar, ndonëse ka kërkuar përgjigje nga qeveria se përse nuk ka marrë ende masa për sigurimin e vaksinës. Basha tha se do të vaksinohet pa diskutim dhe se do të kërkojë vaksinimin e gjithë qytetarëve.

“Pyetja është ndryshe pse Shqipëria nuk ka marrë masa. Pa diskutim jo vetëm kaq, por publikisht do kërkoj që shqiptarët të vaksinohen. Pse Shqipëria nuk ka marrë masa për vaksinimin. Kryeministri dhe në këtë rrafsh e ka lënë Shqipërinë të fundit në rajon për sigurimin e vaksinës”, deklaroi Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here