Google search engine
Home Aktualitet Falsifikim dokumentesh, arrestohet juristi i Kadastrës së Vlorës

Falsifikim dokumentesh, arrestohet juristi i Kadastrës së Vlorës

0
270

Policia ka vënë në pranga juristin e Kadastrës së Vlorës, Hydai Shenaj.

Paraprakisht mësohet se 56-vjeçari ka falsifikuar dokumentet për një banesë.

Kujtojmë që kadastra e Vlorës është një nga institucionet që në harkun kohor të një viti ka ndërruar mbi 10 drejtorë.

ihet në pranga një jurist i Kadastrës në Vlorë.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, ndaluan shtetasin:

-H. Sh., 56 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë jurist pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Vlorë.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Hetimet për këtë shtetas janë kryer nga Seksioni i Krimit Ekonomik në DVP Vlorë dhe Prokuroria e Vlorës, për një periudhe 1-vjeçare, pasi shtetasi H. Sh. ka falsifikuar dokumentet për një banesë në qytetin e Vlorës.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here