Google search engine
Home Aktualitet E trishtë/ Një tjetër mjek humb betejën me COVID (EMRI)

E trishtë/ Një tjetër mjek humb betejën me COVID (EMRI)

0
236

Koronavirusi vijon të marrë jetë mes bluzave të bardha. Mjeku i njohur ORL, Bledi Nini ka humbur betejën me virusin vdekjeprurës mëngjesin e sotëm në moshën 48-vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur, miku i tij njëherësh edhe kreu i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, i cili thotë se marrja e këtij lajmi nuk ishte i thjeshtë.

Leli i bën thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes, pasi virusi nuk është lojë mediatike.

“U nisa për në ‘Shkollën Tregtare’ me të njëjtin optimizëm me të cilin kam dashur të përcjell mesazhet sensibilizuese nëpër shkolla, gjatë këtyre ditëve, por lajmi se miku e kolegu im, një nga mjekët më të talentuar vlonjat, Bledi Nini, e humbi këtë mëngjes betejën me Covidin, nuk është i thjeshtë për mua. Virusi nuk është lojë mediatike, kujdesuni për veten, përdorni maska dhe tregohuni të vëmendshëm ndaj të gjitha masave parandaluese! Pushofsh ne paqe, Bled”, shkruan Leli në Facebook.

Nini ishte mjek ORL-je prane spitalit Nene Tereza.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here