Policia e Kukësit ka ndërhyrë në kohë duke parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale.
Një 32-vjeçar ka dhunuar të motrën e tij dhe më pas e ka goditur me thikë në krahë. Efektivët janë njoftuar për konfliktin e ashpër mes vëlla e motër në shtëpinë e tyre duke arrestuar më pas të riun.
“Ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës dhe e ka goditur atë me mjet të mprehtë thikë, në krah, duke i shkaktuar dëmtime të lehta”, thotë policia.
NJOFTIMI I PLOTE
Kukës
Policia e Kukësit parandalon një ngjarje të mundshme kriminale brenda familjes.
Vihet në pranga 32-vjeçari që dhunoi dhe goditi me mjet të mprehtë motrën e tij.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, pas marrjes së informacionit se në lagjen nr. 6, në qytetin e Kukësit, po ndodhte një konflikt i ashpër në familje midis vëllait dhe motrës, menjëherë organizuan punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë të mundur parandalimin e mëtejshëm të konfliktit, duke arrestuar në flagrancë shtetasin V. Q., 32 vjeç, banues në Kukës.
Ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës dhe e ka goditur atë me mjet të mprehtë thikë, në krah, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Dhunë në familje”.






































