Briseida Shehaj dhe Erion Braçe kanë lidhje familjare dhe këtë e ka zbuluar kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi.
Sipas saj, vjehrra e deputetit socialist Braçe është halla e anëtares më të re të LSI-së.
“Jam e detyruar që të lexoj mesazhin e hallës së Briseida Shehajt, vjehrra e Erion Braçes. Ma kërkoi, më tha të lutem shumë thuaje në emision. Ma thuaj tani tha në televizor,”-u shpreh Kryemadhi.





































