Kur do t’i shpallë PS kandidatët për deputet/ Alket Hyseni bën publike detajet e rëndësishme: Do të ketë prurje të reja

0
266

Deputeti Alket Hyseni në një intervistë të dhënë për emisionin ‘Hard Talk’ u shpreh se PS do t’i publikojë listat e kandidatëve për deputet të zgjedhjeve të 25 prillit në fillim të vitit. Gjithashtu Hyseni siguroi së në këto lista do të ketë shumë prurje të reja.

-Kur do shpallen kandidatët?

Në fillim të vitit. 50 ditë para është ajo që dorëzohen por në fillim të vitit besoj se përmbyllet  e gjithë faza. Do ketë patjetër rinovime. Unë jam i bindur që do ketë prurje të reja.

-Sa mund të jenë?

Mekanzimat nuk ta lejojnë ta thuash këtë. Edhe nga historiku i PS-së, 20-30% e listave është e sigurtë që do ketë rinovime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here