Gazetari Artan Hoxha ka risjellë në kujtesë zhdukjen e bujshme të Remzi Hoxhës, shqiptarit nga Kosova që familja nuk ia gjeti kurrë eshtrat.
Hoxha ka publikuar një status të tij të viti 2012 ku Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë dënimin për personat përgjegjës për rrëmbimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës.
Mirëpo edhe pse kanë kaluar shumë vite nga ky vendim, ende familja e Remzi Hoxhës nuk ka një varr ku të nderojë babain dhe vëllain e tyre.
“Gjykata e shkalles se pare per Krime te Renda sapo dha vendimin për ish-drejtuesit e larte te Sherbimit Informativ Kombetar(SHIK) të pandehurit për rrembimin, torturimin, vrasjen dhe me pas zhdukjen pa lene gjurme te kufomes se shqiptarit nga Kaçaniku i Kosoves, Remzi Hoxha.
Ilir Kumbaro, ish-Kryetari i Deges se Pare te SHIK-ut Tirane, dënohet 15 vite burg për torturim me pasoja të renda që çoi në vrasje. Ai denohet ne mungese ndersa eshte ne kerkim nderkombetar nga Interpoli.
Per Arben Sefgjinin zyrtar i larte i administrates se qeverise Berisha dhe Avni Koldashin gjykata vendosi se jane fajtor, por vepra penale e konsumuar prej tyre “shperdorim detyre” dhe “veprime arbitrare” eshte amnistuar ne vitin 2007.
17 vite pas zhdukjes pa lene gjurme te Remzi Hoxhes, familja e tij nuk ka nje varr ku te nderoje babain dhe vellain e tyre. Ndersa ne Kosove Remzi Hoxha eshte nje hero i luftes per clirimin e saj, dhe nje nga rruget kryesore ne Ferizaj dhe nje tjeter ne Kacanik mbajne emrin e tij.”, shkruante në 2012 gazetari Artan Hoxha.
Kujtojmë që për zhdukjen e Remzi Hoxhës, familjarët e tij akuzojnë si të përfshirë në rrëmbimin e tij edhe ish-kryeministrin Sali Berisha.