Pak ditë pasi prezantoi lëvizjen e saj, partia e Jozefina Topallit tashmë është zyrtare pasi është regjistruar në gjykatë nën siglën “Lëvizja për ndryshim”.
Kërkesa e znj. Topalli është pranuar nga gjykata e Tiranës. Ajo u rikthye pas shtatë vitesh në politikën aktive kur më 28 tetor prezantoi dhe disa prej anëtarëve të lëvizjes së saj. Duke iu bashkuar këtij grupimi të ri, Topalli tha se ajo ka vendosur të reagojë, duke mos qëndruar anash dhe e heshtur. Ajo është shprehur se tre partitë e mëdha e kanë marrë peng Shqipërinë, duke e kthyer në monopol pasi mendojnë se është pronë e tyre.
