Para pak ditësh u njoftua se ministri i Turizmit, Blendi Klosi, isht i infektuar me koronavirus, por politikani ia ka dalë të fitojë betejën me Covid dhe të nisë punën e lënë në mes.
Ministri Klosi është filmuar sot paradite në sheshin “Skënderbej”në Tiranë.Me xhup të zi dhe maskë të zezë Klosi duket se ka nisur aktivitetin e tij të punës të prerë në mes nga virusi më 3 nëntor 2020.
Përmes një postimi në facebook ai njoftoi nisjen e trajtimit dhe karantinimit sipas protokolleve.