Ismet Peja, këngëtari ikonë i këngës popullore në Kosovë është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare.
Lajmi është bërë i ditur nga djali i tij Visar Peja nëpërmjet rrjeteve sociale.
““Nuk dija ndryshe, as nuk munda ndryshe ta lajmëroj largimin tënd nga kjo jetë. Pusho i qetë sepse ke ngelë i përjetshëm. Të fala i bën mamasë”, shkruan ai.
Ismet Peja u lind më 27 Prill 1937 në Gjakovë dhe është i biri i Musa Pejës, i cili ishte po ashtu këngëtar i melosit shqiptar.
Që në fëmijëri prej moshës 13/14 vjeçare filloi të merrej me muzikë. Sukseset më të mëdha i arriti me shoqërinë muzikore “Hajdar Dushi”, me të cilën kishte prezantime të shumta në TVP dhe Radio Prishtinë.
Albumi i tij i parë doli në vitin 1986 me orkestrën e “Hajdar Dushit”. Ndersa në vitin 2005 nxori një album me djalin e tij, këngëtarin Visar Peja.