Vesa Luma dhe Big Basta kanë vite që janë shpërngulur në Zelandën e Re, së bashku me djalin e tyre Lianin. Çifti i njohur kanë treguar se ky ka qenë vendimi më i mirë që kanë marrë, sidomos për të ardhmen e djalit. Madje Vesa ka zbuluar së fundmi se ata ndihen njësojs si në shtëpinë e tyre dhe se madje Lianin e inkurajojnë në kopësht të flasë shqip.
Ajo ka treguar se mësueset e kopshtit e përshëndesin në shqip Lianin sa herë që hyn brenda dhe në po të njëjtën mënyrë edhe në një përmbledhje që ato kanë shkruar për vogëlushin.