Dalin detaje të reja nga ekzekutimi i shqiptarit në Ekuador/ Shoqërohen në polici 6 persona

0
599

Detaje të reja janë zbuluar gjatë ditës së djeshme në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur tre ditë më parë në Ekuador teksa prishja e pazareve të kokainës i mori jetën një tjetër shqiptari  të identifikuar më iniciale A. Tresa, 45 vjeç. Sipas burimeve, 45-vjeçari mësohet të jetë vrarë brenda shtëpisë së tij nga një grup i armatosur, që ishin maskuar si policë në momentin që u futën brenda banesës ku jetonte shqiptari. Në zbatim të një plani të mirëmenduar, fillimisht ata mësohet të jenë prezantuar si agjentë anti-droge duke u marrë armët rojeve dhe më pas  mësohet të kenë hyrë në shtëpi të qetë duke ekzekutuar Tresën në sy të kunatës së tij. Gjithashtu, mësohet se, për vrasjen e shqiptarit, u ndaluan gjashtë persona, por vetëm një u procedua penalisht, ndërsa të tjerët janë liruar pa asnjë akuzë. Ndërkohë, prokurori Walter Jaramillo mësohet të jetë shprehur për mediat ekuadoriane se nga grupi hetimor u shoqëruan për t’u marrë në pyetje edhe familjarët, gruaja e shqiptarit, kunata, e cila ishte me Tresën në momentin që 45-vjeçari u vra, por edhe persona të tjerë të afërm të bashkëshortes. Gjithashtu, autoritetet ekuadoriane të drejtësisë janë shprehur se familja e shqiptarit ka fshehur telefonin, por edhe sende të tjera të Tresës pas vrasjes. Edhe pse autorët, të cilët u maskuan si policë të anti-drogës. “Pasi neutralizuan rojet, ata shkuan në shtëpinë ku jetonte i huaji. Bënë vrasjen dhe u arratisën. Ishin tetë persona dhe ata pretenduan se ishin policë të anti-narkotikëve”, tha shefi i policisë së zonës.  Policia u njoftua nga rojet. “Viktima ishte në dyshemenë e dhomës së ndenjes. Trupi i shqiptarit u dërgua në Laboratorin e Krimit në Guayaquil”, shtoi ai. Një zyrtar i lartë i prokurorisë në Ekuador u shpreh se “Ne jemi duke analizuar lidhjet që ka me një organizatë në lidhje me trafikun e drogës. Ai gjithashtu është tentuar që të rrëmbehet”. Ndërsa prokurori César Peña mësohet të ketë shpjeguar se A. Tresa u hetua disa vite më parë për vrasjen e një shqiptari në periferi të Guayaquil në 2017. “Ai ka qenë i dyshuar për disa vepra kriminale”, tha ai, jo vetëm për vrasje, por edhe armëmbajtje dhe pastrim parash. Ndërkohë, ende nuk dihet se cilët janë, pista është e qartë, prishja e pazareve të drogës i mori jetën shqiptarit të radhës, të skeduar më parë për vrasje, pastrim parash dhe armëmbajtje. Ndërkohë ai është shqiptari i katërt që vritet në Ekuador pas I. Hidrit, A. Llagjit nga Borshi dhe F. Kaçaniç.
Një tjetër shqiptar i ekzekutuar në Ekuador
Ndërsa, më 1 qershor tre vite më parë është ekzekutuar me armë zjarri shqiptari I. Hidri. Sipas burimeve, 40-vjeçari është vrarë pranë tregut të Bashkisë së Grau Ruiz, në periferi të Guayaquil, qyteti ekuadorian në Amerikën e Jugut. Sipas mediave ekuadoriane, Hidri dyshohet se ishte infiltruar në një rrjet trafiku kokaine. Hidri kishte shkëmbyer informacion me policinë për kokainën, ndërsa mësohet se qëndronte në Ekuador prej tre muajsh. Sipas burimeve, ai kishte mbërritur nga një makinë në një rrugë në jugperëndim të qytetit. Pasi ka zbritur, mësohet të ketë ecur disa metra në trotuar kur pas shpinës së tij më pas mësohet të jetë shfaqur një njeri me ngjyrë. Hidri u kthye dhe autori e qëlloi me armë zjarri. Atentati ndodhi konkretisht, rreth orës 8 të mbrëmjes së një qershorit. Nga plumbat që mori, në pjesën e syve dhe në mjekër, Hidri u rrëzua në tokë, duke humbur jetën. Ndërkohë, autori u largua u arratis në një motor, që drejtohej nga një bashkëpunëtor i tij. Sipas dëshmitarëve, Hidri kishte veshur këmishë, pantallona të shkurtra dhe shapka me gisht. Atij iu gjetën tre telefona celularë dhe një sasi parash.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here