Shtimi i rasteve të infektimeve me koronavirus në vend shtron dhe pyetjen nëse shkollat e sistemit parauniversitar do të duhet të mbyllen.
Në konferencën e përjavshme për mediat, Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk e sheh të arsyeshme këtë mbyllje.
“Shkollat kanë qenë prioritet që më 14 shtator kur u vendos hapja e shkollave dhe është monitoruar me vëmendje të veçantë. NUk ka ndryshim të rëndësishëm në influencën në përhapjen e shkollave që të ketë pasur ndryshim në shifrat e pandemisë. Ajo që komiteti vlerëson është në radhë të parë mirëqenia në përgjithësi e fëmijëve dhe ajo është orientimi që jepet dhe së fundmi nga OBSH. Në shifrat që ne jemi tani ka një rritje por nuk e diskutojmë për momentin sot, është një gjë që ne e ndjekim çdo 24 orë. Siç kemi parë shifrat kanë ndryshuar, nëse shifrat do të jenë brenda atyre numrave që kërkojnë një masë të tillë, po dua të theksoj gjithmonë shifrat janë të qëndrueshme dhe ajo që kemi parasysh është në përgjithësi mirëqenia e tyre”, tha Mira Rakacolli, kryetarja e Komiteti Teknik të Ekspertëve.