Google search engine
Home Aktualitet Rita Ora e nis ditën ndryshe, nuk bëjme keq neqoftëse ndjekim...

Rita Ora e nis ditën ndryshe, nuk bëjme keq neqoftëse ndjekim rrugën e saj

0
220

Rita Ora ka zhvilluar një intervistë shumë të këndshme me kryebashkiakun e Tiranës, Eion Veliaj, në kuadër të konferencës “Diaspora Flet 2020”. Ata të dy kanë diskutuar me njëri-tjetrin për pandeminë në Tiranë e Londër dhe mbi të gjitha rrugëtimin artistik të Ritës. Këngëtarja e ka cilësuar si një “çmenduri” të vërtetë udhëtimin e saj drejt industrisë muzikore për faktin se është grua dhe shqiptare.

Para se gjithash, të jesh një grua shqiptare në një industri kaq të çmendur, të dominuar nga burrat, e cila është në të vërtetë e tillë ka të bëjë me vendosmërinë, etikën e punës, besimin në vetvete, por për mua që kam parë prindërit e mi të punojnë shumë bazohet në sa shumë dëshiron të bësh diçka, dhe me të vërtetë besoj se udhëtimi drejt suksesit është familja që keni përreth jush dhe të jesh nga vendi nga unë vij dhe ku të gjithë i kanë sytë nga ti, kupton që familja është gjithçka dhe unë ndihem shumë e vendosur që gjithmonë ta nxis veten time, kufijtë e mi duke u përpjekur të jem një grua biznesi, në kuptimin që unë mund të rritem dhe të frymëzoj vajzat e tjera që janë duke e parë këtë intervistë tani që janë për momentin në shtëpi, në dhomën e ndenjes, të trishtuara, që ndihen të bllokuara e që ndoshta nuk mund të dalin jashtë dhe që ndihen sit ë mbërthyera, edhe unë isha ajo lloj vajze dhe të mendosh që po jetoj akoma në të 20-tat e mia, për pak ditë bëj 30, unë fillova shumë e re dhe të kisha mbështetjen nga vendi im dhe nga komuniteti shqiptar, roli që ka luajtur për mua është i papërshkrueshëm dhe nuk kam asnjë fjalë për të përshkruar rëndësinë e rolit të atij komuniteti për të më mbështetur vërtet në udhëtimin tim të çmendur”, ka thënë Rita.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here