Kinematografia shqiptare ka humbur një tjetër personalitet të shquar, pasi regjisori i mirënjohur Muharrem Fejzo është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare.
Pas një beteje të gjatë me Covid, Fejzo ka mbyllur sytë përgjithmonë, ndërsa këtë lajm të hidhur e ka dhënë djali i tij, Joe.
Ai ndau në rrjete sociale foton e fundit me të atin nga spitali, duke i kërkuar falje që s’mundi t’i qëndronte pranë qoftë edhe për t’i dhënë një gotë ujë.
“Lamtumire Babbo …
Pusho ne Paqe ne krahet e te Madhit Zot e gjithe te Dashurve atje siper .. me Fal qe nuk te perkedhela dot e s’te dhash dot nje gote uje .. Nuk e meritoje nje ikje te tille .. Artisti yne .. Miku,.. Babai i pergjeruar .. Bashkshorti i jetes ..“- ka shkruar ai.










































