Google search engine
Home Politike “Unë e njoh personin dëshmitar të rekrutimit të ish-kryeministrit shqiptar nga UDB”/...

“Unë e njoh personin dëshmitar të rekrutimit të ish-kryeministrit shqiptar nga UDB”/ Avokat Idajet Beqiri del me deklaratën ‘bombë’: Ky është emri i tij dhe ja kush i ka bërë krimet më të rrezikshme

0
394

Avokat Idajet Beqiri përmes një komenti të detajuar ka nxjerrë në dritë prapaskena që implikojnë ish-kryeministrin Sali Berisha në skena të rënda.

Komenti i plotë:

Shqipëria, Kosova dhe gjithë hapësirat shqiptare kanë patur mbi shpinë, për disa shekuj me radhë, një pushtues, një kolonizator, një gjenocidist dhe një shfarosës përbindësh të kombit, popullit dhe të trojeve shqiptare, siç ka qenë dhe mbetet Serbia.

Historia e Serbisë njihet kudo në botë. Ku është ngulur sot Serbia, në territoret ku ndodhet ajo, kanë qënë troje shqiptare dhe të populluara me shqiptar. Me krime makabër, me luftra gjakatare, me djegie, me gjenocid masiv, me veprime antinjerëzore, Serbia dhe serbët kanë bërë spastrim etnik në trojet shqiptare dhe fillimisht u ngulën deri në Nish, e më pas erdhën deri në… Kukës.

Serbia dhe serbët, të bindur për historinë e saj të palavdishme të origjinës së vet nga janë dhe pse erdhën në trojet shqiptare, për trupin e saj katastrofale të  mbushur me gjenocidizëm dhe krime makabër kundër shqiptarëve dhe territorëve të tyre, për të “zbutur” këto gjëma makabre, për të justifikuar  krimet e tyre, për të lënë fajin e tyre, si agresor dhe  gjenocidist, në “derë” të viktimave, sikurse janë shqiptarët, qysh nga Shekulli i 6-të dhe deri më sot, kanë patur “çetat” e tyre me tradhtarë dhe të shitur shqiptar si në Kosovë, në Shqipëri, në Malin e Zi, në Maqedoni dhe në Diasporë.

“Çeta” më e rrezikshme me shqiptarë, të cilët janë paguar dhe i shërbejnë me devotshmëri Serbisë, të cilët i kanë shkaktuar dëme fatale kombit shqiptar, popullit të tij, reputacionit ndërkombëtar të Shqipërisë, shfarosjes dhe shpërnguljeve masive të shqiptarëve nga trojet e veta, ka qenë dhe ka mbetur “Çeta” me shqiptarë e krijuar pas Luftës së Dytë Botërore.

Kjo “Çetë”, për shkak të natyrës së regjimit komunist, si regjim hermetikisht i mbyllur, për shkak të mos ekzistencës  së fjalës dhe mendimit të lirë, të cilat konsideroheshin “agjitacion dhe propagandë kundër pushtetit popullor”, bënë dëme të pallogaritshme në të gjitha hapësirat shqiptare, por edhe nuk u zbuluan dhe nuk morën dënimin që meritonin për tradhëti të rëndë kombëtare, krim i cili ndëshkohet edhe sot, si dje dhe kurdoherë, në çdo shtet ligjor dhe demokratik të botës, si krimi më i rëndë penal dhe moral.

Nëse shqiptarët mësuan me prova, me fakte, me dokumente se në vitet e komunizmit, njëri ndër agjentët më potent të Serbisë, ishte Sali Berisha, kjo jo se nuk dihej qysh nga koha e viteve të komunizmit në Shqipëri, prej shqiptarëve,  por atëhere askush nuk guxonte të thoshte të vërtetën. Shqiptarët e viteve të komunizmit, krahas të tjerave, dinin, sepse e shihnin me sytë e  tyre që Milica, vjerra e Sali Berishës, punonte në Ambasadën e ish Jugosllavisë (Serbisë), në  Tiranë. Shqiptarët e dinin që Liri Berisha, gruaja me të cilën e lidhën në martesë Saliun, quhej “Sllobodankë”. Por shqiptarët shihnin edhe që Sali Berisha u bë edhe mjeku i jashtëm i Hysni Kapos në Bllok! Në këto kushte, edhe ish Zëvendës Kryetari i Degës së Brendshme të Tropojës,  Preng Zefi, dëshmitar i gjallë i faktit të ditës së rekrutimit të Sali Berishës prej UDB, njohësi i  kolonelit të UDB-së që rekrutoi Sali Berishën, në atë kohë fliste nën zë me miqtë e tij të besuar, por kurr nuk guxoi të denonconte, sepse i ikte koka nga ata që e mbështesnin Sali Berishën në udhëheqjen komuniste të kohës…

Vallë janë kaq naiv shqiptarët andej dhe këndej kufirit sa të mos kuptojnë, analizojnë, vlerësojnë dhe konkludojnë se Sali Berisha nuk ishte as rastësi, as befasi, që mori drejtimin e PD në vitet 1990 dhe që mori drejtimin e Shqipërisë post komuniste?!

“Çeta” sërbe e pas luftës antifashiste në Shqipëri e kishte piketuar prej kohësh Sali Berishën për t’a sjellë në krye të shtetit shqiptar, si njeriun më besnik të Serbisë dhe si njeriun që do t’i bënte gjëmën në të gjitha fushat Shqipërisë.

Berisha, sapo mori frenat e pushtetit në vitin 1992, i vuri zjarrin dhe e shkrumboi vet shtetin dhe institucionet e tij, ekonomisë së vendit dhe pronavetë shqiptarëve, ushtrisë dhe arsimit, drejtësisë dhe shëndetësisë, ekologjisë dhe moralit të shqiptarëve, nxiti dhe ngjiti në majat më të larta kriminalitetin, hakmarrjen dhe konfliktet e rënda sociale shqiptari kundër shqiptarit, duke i sjellë Shqipërisë disa ngjarje makabër pro sërbe. Veçojmë këtu vrasjet e 2 prillit 1991 në Shkodër, zgjedhjet lokale në Libofshë, Greshicë etj në vitin 1992, burgosjet politike të disa gazetarëve, kryetarëve të partive politike në vitete 1993-1996, masakrën zgjedhore të majit 1995, ngjarjet e marsit 1997, vrasjen e ish deputetit Azem Hajdari në 12 shtator 1998, grushtin e shtetit të 14 shtatorit 1998, Masakrën e Gërdecit në 15 mars 2008, masakrën e 21 Janarit 2011 me 4 të vrarë për motive politike dhe të mbajtjes së pushtetit me dhunë etj.

***

Berisha ka patur dhe ka “Çetën” e vet serbe në Shqipëri. Fillimisht ata ishin të shpërndarë, por me një të rënë të bilbilit ai i mblodhi kur ju deshën. Kam parasysh Bashkim Gazideden, Bujar Hoxhën, Rustem Gjatën etj etj. Madje disa prej tyre i hodhi fillimisht në  krahun dhe brenda PS-së, si “opozitarë” të tij, por që i mblodhi kur ju deshën. Kam parasysh këtu Ilir Metën, Kastriot Islamin etj etj.

Sali Berisha, si kryetar i “Çetës” sërbe në Shqipëri,  së bashku me pjestarët e “çetës” së vet, burgosi në Shqipëri të gjithë udhëheqësit më të lartë atdhetarë të Kosovës, të cilët krijuan dhe udhëhoqën UÇK, formacionin që solli lirinë dhe pavarësinë e Kosovës nga Serbia. Ai burgosi Adem Jasharin,  Zait Pajazitin, Mentor Kaçin, Ismet Kryeziun, masakroi dhe vrau Remzi Hoxhën… Sali Berisha ishte i pari që, sapo doli në skenën ndërkombëtare UÇK, e konsideroi atë “Organizatë terroriste”, “pjellë të Beogradit” etj dhe nuk la denoncim pa bërë me gjithë “çetën” e tij  për “trafik armësh”, duke mos lejuar furnizimin e UÇK me armë nga Shqipëria.

Në të njëjtën kohë, duke qënë President i Republikës, doli hapur në mbrojtje të Sllobodan Millosheviçit dhe masakrave serbe në Bosnjë dhe në Kosovë, duke thyer embargon e karburantit dhe të armëve të OKB kundër Serbisë, duke e furnizuar pikërisht ky Sali Berisha dhe “çeta” e tij serbe Millosheviçin dhe formacionet e tij ushtarake gjenocidiste.

Kur Kosova fitoi lirinë, Sali Berisha e punësoi një pjesë të “çetës” së tij serbe pranë Misionit të Gjykatës së Hagës për Krimet e Luftës në ish Jugosllavi dhe më pas, në  UNMIK, pikërisht në sektorët më nevralgjik, ku do të krijoheshin dosjet penale kundër UÇK dhe udhëheqësve të saj, si dhe ku do të zhdukeshin provat kryesore që vërtetonin gjenocidin dhe masakrat e shtetit të Serbisë kundër popullsisë  civile shqiptare në Kosovë. Vallë është rastësi mbledhja dhe zgjedhja “me dorë” prej Sali Berishës të vajzës së tij Argita Berisha, të dhëndërrit të tij Jamarbër Malltezi, të Lulëzim Bashës, mikut për kokë të Argitës, të gruas së Lulëzim Bashës, të kunatit të Lulëzim Bashës, dhe e gjithë kjo “Çetë” kreu vetëm një mision, u vu në shërbim të Serbisë për të zhdukur çdo provë që fajësonte regjimin e Millosheviçit për masakrat dhe gjenocidin që ushtroi në Kosovë, nga njëra anë, dhe nga ana tjetër për të nxitur, grumbulluar dhe sajuar prova dhe fakte kundër UÇK dhe udhëheqësve të saj, për të bërë shqiptarët e Kosovës “agresor” dhe serbët e Millosheviçit “viktim”. Jam dëshmitar okular, qysh nga viti 1991 e në vazhdim, që i kam dëgjuar me veshët e mi mjaft luftëtarë më në zë të UÇK dhe pjesën dërrmuse të udhëheqësve  kryesor të saj, të cilët me zërin e lartë, me prova dhe fakte, stigmatizonin Sali Berishën, Lulëzim Bashën, Argita Berishën, Jamarbër Malltezin, Aurela Bashën, Erion Isufin (kunati i Lulëzim Bashës) etj, të gjithë të Familjes së Sali Berishës, si njerëzit që me veprimet e tyre i bënë gjëmën UÇK dhe udhëheqësve të saj, me grumbullimin e provave të gënjeshtërta, që i dhanë aq shumë materiale Serbisë për të njollosur luftën çlirimtare për liri të UÇK, që zhdukën aq shumë prova, sikurse ishte filmimi madhor i masakrës dhe tragjedisë së ushtrisë pushtuese serbe kundër popullsisë civile në Krushë, me qëllimin e vetëm që Serbia pushtuese, e gjenocidit dhe e masakrave në Kosovë, të kthehej në “viktima e luftës prej shqiptarëve”!

Shikoni çfarë ndodhi me këtë “çetë” pasi e kryen këtë “mision” pro Serbisë dhe kundër UÇK! Të gjithë morën “shpëblimin” duke marr poste të rëndësishme kryeministrore dhe ministrore në Shqipëri, duke udhëhequr opozitën e Shqipërisë sot!

Fal faktorit kohë, fal fjalës dhe mendimit të lirë, fal atdhetarizmit të gjerë shqiptar, fal dritës së hedhur në të gjitha hapësirat shqiptare të faktorëve të rëndësishëm ndërkombëtar, mbrojtës të interesave kombëtare shqiptare, kësaj “Çete” ju çorrën maskat, dolën me emër dhe mbiemër kush janë. Në kushtet kur tradhëtitë, poshtërsitë, të qenurit të tyre spiun të paguar antishqiptar kanë dalë sheshit, kreu i “Çetës” sërbe në Shqipëri, Sali Berisha, ka hedhur në sulm të hapur farën e keqe të “analistëve”, të “diplomatëve”, të “profesorëve” të “Çetës” së tij për të mbrojtur tradhtinë dhe tradhtarët e Shqipërisë, të Kosovës, të UÇK dhe udhëheqësve të saj.

***

Këta flasin hapur, duke mos u skuqur dhe as zverdhur, kur flasin, akuzojnë dhe marrin në mbrojtje haptazi tradhëtinë dhe tradhëtarët, armiqtë e përbetuar të kombit shqiptar, çdo gjë që i nxinë Shqipërinë dhe shqiptarët. Ata e quajnë për “nder” që janë antishqiptarë dhe që punojnë dhe veprojnë haptazi kundër interesave kombëtare shqiptare.

Kjo “Çetë” nuk ka të ndalur në veprimet dhe armiqësitë e saj antishqiptare, haptazi pro sërbe, edhe pse disa shtetarë, politikanë, intelektualë, nga “frika” prej hijes së vet se mos gjoja akuzohen si “konspiracionistë”, me mëndësi “komuniste” për tradhëtinë dhe tradhëtarët(!), nuk i flasin dhe nuk e stigmatizojnë tradhëtinë dhe tradhëtarët  me emrin e vet, por e zbusin terminologjinë aq servilisht, sa kanë ndrojtje  t’i flasin dhe të veprojnë kundër “Çetës” sërbe në Shqipëri me guxim dhe me emrin e vërtetë. Ka ardhur koha që shqiptarët  atdhetar, pa asnjë ndrojtje, të mos i kursejnë  fjalët me zë të lartë, duke i quajtur me emrin e vërtetë dhe të merituar tradhëtarë dhe shërbëtorë të Serbisë takëmeve të kësaj “Çete” antishqiptare, duke mos ua kursyer madje as edhe pështymën, kudo që i hasin./ 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here